“Shiko kush luan”/ Shyhrete Beluli e Engjëllusha Salihu sfidojnë njëra-tjetrën për herë të parë

10/11/2018 22:03

Një nga surprizat e kësaj jave në “Shiko kush luan” nga Luana Vjollca ishte pjesmarrja e këngëtares së njohur nga Kosova, Shyhrete Beluli sëbashku me vajzën e saj, Engjëllusha Salihu.

Për herë të parë ato u përballën në lojërat e programit si kundërshtare edhe pse jetën dhe muzikën e kanë të lidhur ngushtë me njëra tjetrën.

Shyhretja dhe Engjëllusha na treguan raportin e tyre dhe shumë detaje nga jeta private. Këngëtaret aq të dashura treguan se përveç zërit të bukur kanë edhe preferencat e tyre në përzgjedhjet e këngëve dhe këtu lindnin debatet më të shpeshta mes tyre.

Moderatorja dhe autorja e programit vendosi t’i vinte në një sfidë për të kuptuar sa e njihnin njëra-tjetrën.

Sfida padiskutim që rezultoi e suksesshme mes pyetjesh dhe përgjigjesh nënë e bijë. Nga ajo mësuam që Shyhrete Beluli e ka njohur bashkëshortin shumë herët dhe në atë periudhë ai ishte futbollist, ndërsa Engjëllusha ka shumë bezdi të lajë enët.

Gjatë emisionit gjithashtu zbuluam që ajo është ende në kërkim të dashurisë duke pranuar që nuk është në një lidhje.

Top Channel