Presidenti francez Emmanuel Macron do të takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel në Berlin më 18 nëntor, për të diskutuar zbatimin e të ashtuquajturit propozim të reformës së Eurozonës “Meseberg”, i miratuar në qershor.

Zyrtarët francezë kanë shprehur irritim me ngurrimin e Gjermanisë për të zgjidhur çështjet e mbetura pezull mbi qeverisjen e bashkimit monetari, që quhet ndryshe edhe Eurozona, ndaj vizita e Macron shikohet si një tentative për të shtyrë këtë proces.

Njoftimi për takimin mes Merkel dhe Macron u dha nga Pallati i Elizesë, ndërsa në deklaratën zyrtare thuhej se presidenti francez ka parashikuar të mbajë edhe një fjalim në dhomën e ulët të parlamentit në Gjermani.

Më parë të premten, Ministri francez i Financave Bruno Le Maire tha se Gjermania duhej të vendoste në javët e ardhshme nëse do të shkonte përpara me propozimet franceze për integrimin e bllokut të Eurozonës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA