Me sa vajza flet Seven Saraçi aktualisht? E zbuloi në “Shiko kush luan”

10/11/2018 22:29

Një nga këngëtarët më të pëlqyer të  momentit, Seven Saraçi, ishte i ftuar në programin “Shiko kush luan” të moderatores Luana Vjollca.

Seven, i çiltër dhe pa komplekse, veç lojërave, vendosi t’i përgjigjej pa devijuar pyetjes së Shpat Kasapit në lojën “Zig Zag”, ku të ftuarit i bëjnë pyetje njëri-tjetrit.

“Me sa vajza je duke folur në këtë periudhe?”- e pyet Shpati. Përgjigja ishte e shpejtë dhe pa patur sikletin se vajzat në fjalë do të mërziten: “Me shtatë”, tha Seven duke na treguar që ky numër është vërtetë me fat për të.

Jashtë kamerave ai i shpjegoi edhe stafit të “Shiko kush luan” që Seven është emri i tij i vërtetë dhe jo emër arti dhe ia ka vendosur babai i tij.

Top Channel