Kryeministri prezantoi në Vlorë, në një takim thuajse elektoral, investimet që do të kryhen në këtë qark, ku ai është zgjedhur edhe deputet. Duke i dhënë rëndësi faktit se gjithçka do të realizohet pa asnjë borxh, Rama renditi një sërë investimesh publike, por edhe premtime.
“Më në fund, tashmë Shqipëria ka një buxhet që nuk mbështetet aspak në borxhin publik dhe kjo është një e dhënë shumë e rëndësishme. Tani do të vazhdojmë investimet me tunelin, qendrën e qytetit, vazhdimin e Lungo Mares, dhe mbi të gjitha, apstrimin e ujrave të zeza dhe bllokimin e derdhjes së tyre në det”, deklaroi Rama.
Kryeministri kërkoi që qyteti të ketë një traget të ri në port, ndërsa premtoi edhe ndërtimin e aeroportit dhe një stadiumi të ri për qytetin e Vlorës.
“Aeroporti do të nisë ndërtimin brenda vitit të ardhshëm, ndërsa në planin tonë të investimit, është edhe ndërtimi i një stadiumi të ri për qytetin. Meqë kemi edhe ministrin Gjiknuri këtu, vitin tjetër Vlora duhet të ketë një traget të denjë për qytetarët vlonjatë. Nuk dua të shoh më atë traget që qarkullon aktualisht”, u shpreh Rama.
Top Channel