Erdogan: Regjistrimet e vrasjes së Khashoggit ua kemi dhënë edhe ndërkombëtarëve

10/11/2018 18:55

Turqia deklaron hapur së i ka regjistrimet e shumëpërfolura të vrasjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi dhe se ia ka treguar ato Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe, sauditëve e të tjerëve.

Ndërsa bënte këtë pohim, presidenti Rexhep Tajip Erdogan e përsëriti edhe një herë pretendimin e tij se Rijadi e dinte se kush e ka vrare reporterin kritik te regjimit.

“Ia kemi dhënë regjistrimet sauditëve, Uashingtonit, gjermanëve, francezëve dhe britanikëve. Ata e kanë dëgjuar bisedën që ndodhi aty brenda, e dinë”, deklaroi Erdogan.

Vrasja ndodhi brenda konsullatës saudite në Stamboll në 2 tetor. Arabia saudite e pranoi më në fund së gazetari nuk kishte dalë i gjallë prej andej, por i mohon raportet sipas të cilave në këtë ngjarje ka qenë e përfshirë edhe vetë familja mbretërore.

Fillimisht, Rijadi insistoi se gazetari ishte larguar nga ndërtesa me këmbët e tij. Sauditët po kështu kanë mohuar edhe komentet që supozohet të jenë bërë nga princi i kurorës Mohammed bin Salman që e përshkruante Khashoggin si islamik të rrezikshëm.

Nuk ka ende një konsensus mbi mënyrën e vdekjes së tij, a ndodhi shumë shpejt pas hyrjes në konsullatë, apo është torturuar më parë, ndërkohë që trupi i 60-vjeçarit nuk është gjetur ende.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA