Fëmijët e një tjetër njësie në kryeqytet do të kenë shumë shpejt një kënd lojërash. Krahas punës për përmirësimin e infrastrukturës në Njësinë Nr.10, Bashkia e Tiranës ka nisur punimet për Minikëndin e Lojërave te Rr. ”Vangjush Furxhi”, pas ish-ekspozitës ”Shqipëria Sot”.

Deri dje e mbuluar nga shkurret dhe e zaptuar me gardhe, kjo hapësirë ka nisur tashmë të lirohet duke u bërë gati që të mikprerë jo vetëm fëmijët, por edhe gjithë komunitetin përreth.

Këndi do të pajiset me module të ndryshme lojërash për fëmijët, stola dhe kosha të rinj si dhe do të bëhet i gjithë gjelbërimi për t’i dhënë një pamje komplet të ndryshuar kësaj hapësire mes pallateve te Nj. Adm. Nr. 10!

Një nga nismat e para të ndërmarra tre vjet më parë nga administrata e re e Bashkisë ka qenë rikthimi i hapësirave çlodhëse dhe të argëtimit në çdo lagje të Tiranës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA