Dhjetëra fermerë dhe peshkatarë në Njësinë Administrative Topojë të Fierit, prej disa muajsh nuk mund të shkojnë në vijën bregdetare të Semanit.
Shkak janë bërë punimet për gazsjellësin TAP dhe mungesa e një rruge dytësore, që do t’i lejonte fermerët të kalonin drejt kullotave dhe peshkatarët në grykëderdhjen e Semanit.
Më të prekur nga kjo situatë janë banorët e fshatrave Grykë dhe Topojë, të cilët jetesën e sigurojnë me blegtori dhe peshkim. Punimet që pritet të zgjasin mbi një vit, po i privojnë nga ato pak kullota që ka zona, si dhe nga i vetmi burim natyror për ushqim, që është deti.
Disa muaj më parë, banorëve iu premtua se do të hapej një rrugë dytësore, por kjo gjë nuk ka ndodhur. Tre ditë më parë, një peshkatar u aksidentua me motor në përpjekje për të kaluar në zonën ku po bëhen punimet.
Top Channel