Ministri italian i Ekonomisë Giovanni Tria tha të premten se një reduktim i mprehtë i deficitit buxhetor të qeverisë, siç kërkohet nga Komisioni Evropian, do të ishte vetëvrasje për ekonominë e vendit.
Duke folur së bashku me kreun e Eurogrupit Mario Centeno, Tria tha se nuk kishte ndërmend të ndryshonte buxhetin e kontestuar të Italisë për vitin 2019 dhe shtoi se shqetësimet e BE mbi paketën ekspansioniste ishin të pabazuara.
Centeno u tha gazetarëve se Eurogrupi i ministrave të financave të Turozonës shpresonte që Tria të rishikojë buxhetin, duke thënë se kjo do të ndihmonte në shpërndarjen e dyshimeve të tregut mbi Italinë, të cilat kanë çuar në një rritje të shpejtë të kostove të huamarrjes së vendit.
Komisioni, i cili thotë se qëllimi i deficitit italian prej 2.4 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto është shumë i lartë, i ka dhënë Romës afat deri të martën për ta reduktuar atë, por qeveria këmbëngul se zgjerimi fiskal është i nevojshëm për të ndihmuar ekonominë në vështirësi.
Top Channel