Knut Fleckenstein, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, ka komentuar konfliktin mes kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Ilir Meta në lidhje me dekretimin e Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm.
Fleckenstein tha se Bashkimi Evropian dhe Shqipëria duan që të kenë një ministri të Brendshme funksionale, ndërsa ai tha se nuk është në dijeni të arsyeve se pse Meta nuk e dekreton Lleshin.
“Nuk do të guxoja të mbaja anë këtu, por kemi një interes të përbashkët. Shqipëria dhe BE kërkon që të kemi një ministri të Brendshme që të jetë funksional. Dhe kur themi funksionale, them ministër. Presidenti nuk ishte i bindur plotësisht dhe sot dëgjova se qeveria do t’i japë të njëjtin propozim. Nuk e di se çfarë arsyesh ka Presidenti. Nuk e di se cila është gjëja e mirë. I njoh këtë politikanë dhe shpresoj se do të ketë një zgjidhje për këtë çështje”, tha ai.
Top Channel