Dhuna ndaj grave, në Berat shtohen rastet e denoncuara
09/11/2018 12:51
Një në tre gra kërkojnë urdhër mbrojtjeje pranë drejtorisë se policisë së Beratit.
Më tepër raste të dhunës në familje vihen re te shtresat e varfëra, por edhe familjet që jetojnë në zonat urbane nuk përjashtohen nga ky fenomen.
Për psikologët ky quhet ndërgjegjësim i qytetarëve.
Profesoresha e psikologjisë Migena thotë se edhe pse po punohet fort për ndërgjegjësimin e grave dhe vajzave, problem mbetet ligji që nuk u siguron banesë grave të divorcuara, të cilat duhet të jetojnë në një shtëpi me ish bashkëshortin.
Top Channel