Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha takoi përfaqësinë e protestuesve tek “Unaza e Re”.

Protestuesit kërkojnë dëmshpërblim të plotë për shembjen e shtëpive.

Pas takimit me banorët, kreu i PD-së u shpreh: “Janë 300-400 familje të cilave e keqja u ka trokitur në derë. Jam ndjerë i tronditur nga ato që kam dëgjuar, nga drama e këtyre familjeve. U kanë vënë kryqe me bojë te dera për t’i shkatërruar shtëpitë. Nuk ka ligj që t’u jetë komunikuar familjeve dhe t’u jepet kohë për të gjetur banesë tjetër. Ky është terror psikologjik. Ka rënë totalisht ligji dhe Kushtetuta. Edi Rama dhe Erion Veliaj kanë një projekt bashkë me një grusht oligarkësh që duan të pastrojnë paratë e drogës për të ndërtuar ndërtesa shumëkatëshe në zonë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA