2500 sterlina për të nxjerrë kriminelët nga Anglia, Daily Mail infiltrohet brenda rrjetit të trafikantëve shqiptarë Enver Dervishi këtë vit nuk do të prodhojë asnjë litër vaj. Plantacionet me ullinj në fshatin Shesh të Tiranës janë bosh.
Prej 5 vitesh, kjo kulturë është dëmtuar duke ndikuar negativisht te prodhimi vjetor. Këtë sezon, 54-vjeçari nuk do të sigurojë vaj as për konsum familjar.
“Ullinjtë e mi këtë vit janë zero, nga sëmundja që i ka rënë. Janë tharë gjethet dhe nuk ka prodhim. Ministria e Bujqësisë për këtë punë nuk e ka çarë kokën fare. Vitet e tjera unë kam prodhuar 5-6 kuintal. Këtë vit asnjë kokërr”, shprehet Enveri.
Në fabrikën e vajit të fshatit Shesh, 47-vjeçari Xhezo Lame nuk punon më tepër se 2-3 orë në ditë. Edhe ai shprehet se ky është sezoni më negativ për prodhimin: “E gjithë zona e Sheshit ka rreth 6 mijë rrënjë ullinj shekullorë, e ka pasur 50 litër për ulli. I bie të bëj 3000 kuintal ullinj. Sivjet i kanë bërë a s’i kanë bërë 100 kuintal ullinj”.
Pavarësisht prodhimit në rënie, vaji i zonave të Tiranës vlerësohet në Europë. Lame thotë: “Kanë bërë një studim francezët edhe flasin për ullinjtë shekullorë, ullirin e bardhë të Tiranës. Nxjerr një nga vajrat më të mirë në Evropë. Kemi prodhuar këtu në fabrikën tonë rreth 8 tonë vaj. Viti më i mirë ka qenë viti 2012, kur dolën 100 tonë vaj”.
Në gjithë Shqipërinë, këtë sezon prodhimi i ullirit ka shënuar rënie. Shkak kryesor mbeten kushtet e paqëndrueshme klimatike të viteve të fundit.
Top Channel