Presidenti Trump në deklaratën e tij pas mbylljes së votimeve, është shprehur se rezultati tregoi një ndër fitoret më të mëdha që nga Koha e John Kennedy. Për Trump, Amerika po rilulëzon. Krahas kësaj, presidenti tha se Republikanët shkuan përtej çdo pritshmërie dhe nuk pati asnjë valë blu demokratike.
Partia Republikane ka sfiduar historinë duke shtuar Mazhorancën në Senat dhe duke mundur në mënyrë domethënëse pritshmëritë për Dhomën, pavarësisht shumë parave të investuara nga donatorët Demokratë dhe pavarësisht mediave që i pati kundër. Nga këto rezultate, Trump në deklaratën e tij ka thënë se të gjitha këto janë shenja që ai pëlqehet shumë nga populli.
Përgjatë konferencës për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, Trump pati edhe një debat të ashpër me gazetarin e CNN, Jim Acosta. Kur gazetari i kujtoi presidentit karvanin e emigrantëve të varfër nga Hondurasi, që janë nisur drejt Amerikës dhe se si Trump e ka interpretuar këtë ngjarje, në atë moment u ashpërsuan tonet.
Trump e akuzoi gazetarin si të paedukatë dhe si armik të popullit! “CNN duhet të turpërohet që ka gazetarë si ty”, iu drejtua Trump gazetarit. Për t’i dhënë fund debatit, personeli i Shtëpisë së Bardhë i hoqi mikrofonin gazetarit.
Top Channel