Të paktën 12 persona janë vrarë, mes tyre edhe një oficer policie, në një bar në Thousand Oaks, Kaliforni.

Sipas raporteve, të shtënat nisën rreth orës 23:20 minuta (sipas orës lokale) të mërkurën, në “Borderline Bar and Grill”, rreth 65 km në veriperëndim të Los Angeles. 10 deri në 12 persona të tjerë janë plagosur në incident.

Zyrtarët thonë se i dyshuari si autor i sulmit u gjet i vdekur brenda në bar dhe ende nuk është identifikuar. Policia beson se ai ka vrarë veten. Ata po ashtu nuk e dinë se çfarë motivi kishte ai për të kryer aktin.

Të paktën 200 persona ndodheshin në bar në momentin e ngjarjes, pasi po merrnin pjesë në një festë me muzikë “country”.

Dhjetëra të shtëna janë dëgjuar dhe sipas raporteve, autori mund të ketë përdorur granata tymuese dhe të paktën një armë gjysmëautomatike gjatë sulmit. Një numër i madh forcash rendi vazhdon të qëndrojnë në zonë, ndërsa ekspertët po përpiqen të mbledhin prova për të zbardhur ngjarjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA