Sekretarja e Përgjithshme e Partisë për Drejtësi, Integrim e Unitet, Mesila Doda e ftuar në emisionin “Open” në Top Channel u shpreh se shumë shpejt do të ketë provokime të tjera në jug dhe se ngjarja e Kostandin Kaçifas ishte e llogaritur.
“Do ketë provokime pas provokimesh paramilitante të vendit fqinj siç ka qenë për të qenë në vijimësi. Janë informacione që dhe shteti s’thotë dot që isha në mënyrë civile. Ka informacione që po tentohet të marrin për provokime në jug dhe ka reagime të forta nga banorët e Çamërisë. Kemi dy javë që kërkojmë një mbledhje të Këshillit të Sigurisë dhe deri tani kemi heshtje të instuitucioneve. Shteti po shkrihet si kripa në ujë dhe pos shohim me sy nga qielli. Po ndihet diçka dhe ngjarja ka qenë e llogaritur “, u shpreh Mesila Doda.
Top Channel