Baleti “Zhizel” u vendos për herë të parë në skenën shqiptare në dhjetor të vitit 1988 nga Mjeshtri i Madhe, Agron Aliaj.

Tashmë ai risillet në skenën e “ArTurbinës’, në këtë kalendar artistik nga TKOB duke avancuar idetë bazike të tre dekadave më parë.

“Produksioni i ri, baleti Zhizel, vjen si një rivënie historike, në nder të figurës së Agron Alisë, i cili para pak ditësh kishte edhe 85 vjetorin e lindjes. Por kemi edhe një koincidencë shumë të bukur, pasi Zhizel mbush plot 30 vjet nga vënia e parë në skenën shqiptare. Pikërisht është vënë në vitin 1988” tha Zana Çela.

Në këtë rivënie është ruajtur e pandryshuar struktura e koreografisë e realizuar nga origjinali, por është një produksion komple i ri, pasi janë prodhuar nga fillimi të gjitha kostumet dhe është realizuar një skenë e re.

Sigurisht është përgjegjësi e madhe të jesh në hapat e tij, pikërisht të vesh këtë vepër që nuk është vepër e thjeshtë. Por tepër e ndërlikuar përsa i përket anës interpretative, ashtu edhe teknike. E më pas të punosh me kolegët e tu, të cilët i ke patur për vite pranë. Vërtet të them një punë e lodhshme, por e bukur”, tha Enada Hoxha, baletmaestër.

“Përsa i përket kostumeve di të them që janë sjellë në një mënyrë të re, por duke ruajtur minimalisht formën, trajtën dhe ngjyrat e kostumeve të përdorura 30 vjet më përpara dhe të krijuara nga i madhi Shaban Hysa” tha Ardi Asllani, kostumograf.

Shfaqja vjen prej 9 deri më 11 nëntor dhe në fillim trë saj do të jepet një minireportazh që përmbledh jetën dhe veprën e Agron Aliajt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA