Ambasada Amerikane vlerësoi përmes një deklarate punën e Prokurorisë dhe Policisë, duke u shprehur e inkurajuar nga rezultatet e punës së tyre të muajve të fundit në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Përgjatë muajve të fundit, jemi inkurajuar nga përparimi që kemi parë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shqipëri – rezultat i drejtpërdrejtë i punës së bërë nga autoritetet shqiptare, veçanërisht oficerëve të policisë dhe prokurorëve, të cilët luftojnë për drejtësi të vërtetë për të gjithë shqiptarët. Ka ende punë për të bërë dhe presim që këto përpjekje jo vetëm të vazhdojnë, por edhe të shtohen. Një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale është një element kyç për të siguruar vazhdimësinë e këtyre përpjekjeve dhe rezultateve të deritanishme”, lexohet në mesazhin e Ambasadës Amerikane.

Në pjesën e dytë të deklaratës, Ambasada i referohet krisjes Presidencë-Kryeministri që ka lënë Ministrinë e Brendshme me zv/ministër. Amerikanët kërkojnë hapur nga Meta dhe Rama që zgjidhin çështjen, me qëllim që lufta ndaj krimit mos të ndalojë.

“Ka ende punë për të bërë dhe presim që këto përpjekje jo vetëm të vazhdojnë, por edhe të shtohen. Një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale është një element kyç për të siguruar vazhdimësinë e këtyre përpjekjeve dhe rezultateve të deritanishme. Qeveria e SHBA qëndron e gatshme për të punuar me partnerët tanë shqiptarë. Ne do të ofrojmë asistencë kudo që të jetë e mundur për të ndihmuar mposhtjen e krimit të organizuar e korrupsionit, për të vazhduar përparimin e reformës në drejtësi, dhe për të siguruar sundimin e ligjit për popullin shqiptar”, shtohet në mesazh.

Një deklaratë gati identike e bëri dy ditë para Shteteve të Bashkuara edhe ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, duke kërkuar gjithashtu një Ministri të Brendshme plotësisht funksionale.

“Gjatë muajve të fundit, Policia e Shtetit Shqiptar ka ndërmarrë disa operacione të rëndësishme policore kundër krimit të organizuar dhe në veçanti, kundër trafikimit të drogës. BE-ja i ka mirëpritur këto operacione. Ne kemi parë nga Policia e Shtetit Shqiptar atë lloj veprimesh proaktive dhe rezultatesh të prekshme që Bashkimi Evropian ka pritur nga Shqipëria. Ky trend pozitiv duhet të ruhet dhe një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale, e aftë të vazhdojë me forcë luftën kundër krimit të organizuar, është thelbësore për Shqipërinë në udhën e saj drejt anëtarësimit në BE.

Që prej të martës, Ministria e Brendshme drejtohet nga zv/ministri Sandër Lleshi, të cilin Presidenti refuzoi ta dekretonte si ministër, pa shpjeguar arsyet. Kryeministri këtë e quajti krisje kushtetuese në marrëdhëniet me Presidentin, por i dha atij disa ditë kohë në pritje që Kreu i Shtetit të reflektojë se nuk gëzon kompetenca kushtetuese për të refuzuar ministrat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA