Kryeministri Edi Rama deklaroi paraditen e së mërkurës se po rritet numri i zgjidhjes së problemeve të qytetarëve që i drejtohen platformës së bashkëqeverisjes.
Kreu i qeverisë theksoi se kjo ka ardhur si rezultat i presioneve të ushtruara, që sipas tij, kanë për qëllim rritjen e efikasitetit të shërbimit ndaj qytetarëve: “Na vjen shumë mirë po ashtu që në tërësinë e tyre, qytetarët shprehen të kënaqur me këtë ndërveprim, por janë të gatshëm për të ardhur këtu dhe shprehur shqetësimin”.
“Vihet re një rritje e rasteve të zgjidhura dhe kjo lidhet me presionin e bashkëqeverisjes, por edhe me faktin se ka filluar të mbillet fara e vetëdijes në administratë. Ky presion sjell një përmirësim, sepse i jep qytetarit një fuqi tjetër”, shtoi Rama.
Top Channel