Tirana mund të jetë kryeqyteti europian i kulturës në vitin 2024. Të paktën ky është synimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili mori pjesë në konferencën e parë të kryeqyeteve europiane të kulturës që po zhvillohet në Firence të Italisë.

“Shqipëria ka aplikuar për të qenë kandidate në vitin 2024, ndaj e kemi shfrytëzuar këtë mundësi të shkëlqyer të gjithë kryeqyteteve evropiane të kulturës në të kaluarën, për të lobuar për kandidaturën tonë. Falë kontributit të mikut tonë, Dario Nardella, kryetar i Bashkisë së Firences, qytetit tonë binjak, besoj se Shqipëria ka shanse shumë të mira, duke qenë se do të ketë edhe mbështetjen e këtyre qyteteve në përgatitjen e kandidaturës së saj për vitin 2024”, deklaroi Veliaj.

Përgatitjet për t’u përfaqësuar në mënyrë sa më dinjitoze do të nisin shumë më herët: “Ndaj, po i fillojmë përgatitjet 4-5 vite përpara, që kur të kemi edhe infrastrukturën, edhe buxhetin e nevojshëm, plus ndihmën që vjen nga Komisioni Evropian, besoj do të prodhojmë një histori tjetër suksesi për Tiranën tonë”.

Kryetari i bashkisë tha se është shtuar buxheti për artin dhe kulturën, si nga qeveria qendrore, ashtu edhe nga vetë bashkia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA