Sanksionet e reja të SHBA e venё Iranin nën presion ekonomik. Por ato kanë edhe efekt të fortё politik. Këto sanksione prekin jo vetëm Iranin, por mund të influencojnë të gjithë rajonin me pasoja të paparashikueshme.

Sanksionet e reja të SHBA e venё Iranin nën presion ekonomik. Por ato kanë edhe efekt të fortё politik. Këto sanksione prekin jo vetëm Iranin, por mund të influencojnë të gjithë rajonin me pasoja të paparashikueshme.

Sanksionet e SHBA-së janë pasoja të ndjeshme ndaj popullsisë civile në Iran, sepse shumë mallra të jetës së përditshme janë shtrenjtuar, ose mungojnë. Ka mungesa në shumë drejtime, e jo vetëm karburanti. Përkundrazi, karburant madje, jo vetëm që ka me bollëk, por ai ka ҁmim jashtëzakonisht të favorshëm. Ai vazhdon të subvencionohet, duke sjellë si pasojë, një çmim gati 30 cent amerikan – stadi në tetor 2018 – më lirë se kudo. Vetëm Venezuela dhe Sudani u ofrojnë qytetarëve të tyre ҁmime më të mira energjie sipas shërbimit informativ “Global Petrol Prices”.

Blerja me leverdi e karburantit bën, që të zbutet pakënaqësia e qytetarëve lidhur me ekonominë që çalon – por njëkohësisht u ofron një mundësi qytetarëve të gatshëm të riskojnë për sipërmarrje që të bëjnë biznese të mira: Kontrabanda me karburantet e subvencionuara po lulëzon. Rreth 20 dhe 40 milionë litra, vlerëson ekonomisti Bijan Khajehpour nga firma e konsulencës me seli në Vjenë “Eurasian Nexus Partners”, kontrabandohen ҁdo ditë nga Irani. Dëmi arrin në vlera miliardëshe, i thotë Khajehpour revistës së internetit “Al-Monitor”.

Kanalet e errёta jo vetëm nxisin dallaveret e disa tregtarёve që operojnë në ilegalitet, por ato tregojnë edhe se sa e vështirё është të ndalohen eksportet e naftës. E pikërisht kjo është ajo që synon administrata Trump, me përjashtim të disa eksporteve të licensuara me shtete të përkufizuara qartë. Shkëmbimet tregtare, kontrata në monedha të tjera përveç dollarit dhe rrugë të kamufluara tregtie – të gjitha këto, janë të mundshme për t’u devijuar de facto sanksioneve, thotë Nick Cunningham, analist pranё shërbimit të degës së naftës “OilPrice.com”. Nafta e kontraktuar në mënyrë komerciale kësisoj vazhdon ta gjejё rrugën për të dalё nga Irani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA