Dosja Epstein/ Pas publikimit të fotove nga Departamenti i Drejtësisë, Starmer i bën thirrje Princit Andrew të dëshmojë para Kongresit Amerikan Më shumë se një vit pas propozimit nga kryeministri Rama, presidenti Meta krijoi bindjen dhe dekretoi Helidon Bendon në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror.
Emri i tij cilësohej si i refuzuar përfundimisht nga ana e presidentit, pas shumë verifikimesh që iu bënë figurës së zv.shefit të shërbimit sekret shqiptar.
Megjithatë, Bendo drejtoi realisht shërbimin që pas dorëheqjes së ish-shefit të SHISH, Visho Ajazi-Lika, i cili u bë diplomat.
Por, çfarë ndodhi që presidenti, pak orë para nisjes së një vizite tek arbëreshët në Itali, të nxirrte nga dosjet e para një viti emrin e Bendos?
Arsyet, Presidenca nuk i ka bërë të ditura, por vendimi vjen në një moment kur – siç thotë Rama, – ka nisur shahu politik.
Bendo mori emërimin në momentin kur refuzohet emri i Sandër Lleshit. Balanca politike që sjell ky emërim erdhi pak para se kryeministri Rama të mbante fjalimin e lajmëruar në Kuvend, ku – siç premtoi, – u fokusua te veprimet e presidentit me kompetenca që s’ia jep Kushtetuta.
Duket se është rasti i Lleshit që emëroi Bendon në krye të SHISH-it. Një pjesë e ekuacionit në shahun politik është zgjidhur, por loja mes dy institucioneve është në vijim. Në diskutim është ende kandidatura e propozuar nga presidenti për drejtimin e KLSH-së. Tani e ka radhën mazhoranca të bëjë lojën e saj.
Për sa i përket kreut të ri të SHISH-it, ai vijon punën që ka nisur edhe pa emërim zyrtar si drejtues i shërbimit. Me këtë dekretim, ai merr mandatin e plotë për të vijuar atë që tha Rama në Kuvend, reformimin e shërbimit, që së fundmi është përmendur edhe gjatë debatit politik në çështje si ajo e audiopërgjimeve për “Babalen”.
Top Channel