Të gjitha mallrat që shkojnë nga Serbia dhe Bosnja herzegovina në Kosovë do të paguajnë taksë shtesë prej 10%.
Ky vendim është miratuar sot nga kabineti qeveritar, kërkesë kjo që u bë nga ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala.
Qumështi dhe produktet e tij, mollët, produktet higjienike, biskotat, lëngjet, medikamentet e alkooli, janë vetëm disa prej produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina, të cilave do t’u shtohet taksa.
Ministri Shala e ka arsyetuar kërkesën e tij për të vendosur këtë masë para anëtarëve të Qeverisë duke thënë se produket e këtyre dy shteteve po e dëmtojnë në masë të madhe tregun e Kosovës.
“Masa 10% propozohet për të gjitha produktet e prodhuara dhe të cilat kanë origjinë të Republikës së Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës, duke përjashtuar këtu produktet me marka ndërkombëtare , të cilat prodhohen në dy shtetet”, tha ai.
Në lidhje me këtë vendim kryeministri Ramush Haradinaj tha se nuk do të rrinë çdoherë pa reaguar ndaj qasjes që Serbia ka për Kosovën, raporton Kosova Press.
Top Channel