Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Johannes Hahn është optimist për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së.

Në një intervistë për “Die Welt”, nën titullin “Një sinjal se pajtimi në Ballkanin Perëndimor është i mundur”, Hahn thotë se Shqipëria dhe Maqedonia tani mund të jenë dy vende, të cilat po “vrapojnë” drejt Bashkimit Europian.

Sipas tij, vendet anëtare argumentojnë se, pranimi në BE i vendeve të Ballkanit Perëndimor ka kuptim nëse bëhet në bllok, pra me anëtarësimin e të 6 vendeve të rajonit.

“Por, – thotë Hahn, – ka një lloj konkurrence pozitive në Ballkan, pasi për një kohë të gjatë kanë qenë Serbia dhe Mali i Zi, dy vendet që konsideroheshin si ‘vrapues’ përpara në procesin e anëtarësimit, por tani këtë pozicion mund ta kenë zënë Shqipëria dhe Maqedonia”.

Kjo, edhe pas zhvillimeve të fundit në marrëdhëniet mes Shkupit dhe Athinës. Sidoqoftë, për komisionerin europian ka ende disa çështje themelore që duhet të zgjidhen, para se vendet e Ballkanit të mund të anëtarësohen.

Kryesorja, sipas tij është që Serbia dhe Kosova të gjejnë një zgjidhje për mosmarrëveshjen mes tyre, ndërsa Bosnjë-Hercegovina duhet të ndryshojë Kushtetutën për pakicat etnike. Duke u ndalur te Turqia, Hahn thotë se anëtarësimi i saj në BE nuk është diçka realiste, të paktën për të ardhmen e afërt.

“Do të ishte më e ndershme që Turqia dhe BE-ja të ndjekin një drejtim të ri dhe t’u japin fund bisedimeve të pranimit”, tha Hahn për gjermanen “Die Welt”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA