Komandohet shefi i ri i policisë së burgut të Drenovës
06/11/2018 11:59
Komandohet shefi i ri i policisë së burgjeve në IEVP Drenovë, Kamber Hoxha.
Kryekomisar Hoxha është komanduar të mbajë pozicionin e shefit të policisë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Ai është vënë në krye të policisë së burgut të Drenovës pas largimit nga detyra të Adriatik Parisit.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve urdhëroi largimin e Parsit nga detyra për shkelje të kompetencave.
Pak muaj më parë, ndaj Parisit ishte marrë një masë disiplinore dhe hetimi u thellua deri në urdhërimin e largimit të tij nga detyra.
Top Channel