A i cënohet jeta politike Veliajt pas hetimit të SPAK? Rama: Linçimi publik që po i bëhet është i neveritshëm
30/12 21:25
Aksi rrugor nga pushimi i shoferit deri në Divjakë po degradon dita-ditës.
Kjo rrugë është ndërtuar në vitin 2011 dhe i erdhi në ndihmë rreth 50 mijë banorëve të zonës, por sot ajo është në gjendje të mjeruar.
Pranë stacionit hekurudhor në Gradisht, 3 km nga rruga janë shkëputur duke u bërë rrezik për të gjithë përdoruesit e saj.
Edhe pse ka 3 vjet që rruga në këtë vend rrëshqet vazhdimisht, askush nuk ka marrë asnjë masë. Banorët thonë se ndjehen të rrezikuar. Me nisjen e reshjeve, rrëshqitja pritet që të rëndojë gjendjen e rrugës. Për banorët e Divjakës ky është i vetmi aks që i lidh ata me autostradën dhe dëmtimi i rrugës është kosto e madhe financiare për ta, që mjet të vetëm jetese kanë bujqësinë.
Top Channel