Xherdan Shaqiri, nuk do të jetë në ndeshjen në Beograd

05/11/2018 12:29

Xherdan Shaqiri nuk ka udhëtuar me Liverpulin për ndeshjen e Champions League kundër Yllit të Kuq të Beogradit, pas shqetësimeve se prezenca e tij në Serbi, mund të mos jetë e mirëpritur.

Gjatë Kampionatit Botëror, 27 vjeçari me origjinë nga Kosova dhe që përfaqëson Zvicrën, krijoi debat pasi bëri me duar shenjën e shqiponjës së flamurit shqiptar .

Edhe pse nuk ka shqetësime për sigurinë e Shaqirit në Beograd, menaxheri i Liverpulit, Jürgen Klopp, tha se prezenca e tij mund të shkaktonte një çorientim.

“Ne kemi dëgjuar dhe lexuar mbi spekulimet se Shaqiri mund të mos mirëpritet në Beograd. Ne duam të shkojmë atje të përqëndruar 100% te futbolli, e të mos mendojmë për gjë tjetër”, tha Klopp.

Top Channel