Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në unazën e qytetit të Elbasanit, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin e për pasojë 4 persona kanë mbetur të plagosur.
Policia bën të ditur se në lagjen “Emin Matraxhiu”, mjeti tip “Golf” me targa AA 280BU, me drejtues shtetasin Sh.H., 51 vjeç, banues në fshatin Mirakë Librazhd, është përplasur me mjetin tip “Volkswagen”, me targa AA 824 HP, me drejtues shtetasin V. D., 25 vjeç, banues në lagjen “5 Maji’ Elbasan.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe 2 pasagjere që ndodheshin në këto mjete , të cilët janë transportuar në Spitalin e Elbasanit, ku shtetasja K.H., 49 vjeç , banuese në Librazhd, pasagjere në mjetin me targa AA280BU, ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën.
Top Channel