Gazetari Nikollë Lesi i ftuar në emisionin “Open” në Top Channel u shpreh se vendimi i presidentit Ilir Meta për mos-dekretimin e Sandër Lleshit si ministër të Brendshëm është një vendim dinjitoz.

“Vendimi i Metës është dinjitoz dhe kurajoz. është vendim i shkruar qartë se ai nuk është noter. Sandër Lleshi mund të jetë gjeneral i mirë, por shkel ligjin nga arroganca e kryeministrit. Presidenti Meta ka një eksperiencë si ish-kryeministër, kryetar Kuvendi dhe President. është me një eksperiencë ekzekutive që vendimi i Metës nuk është vetëm i solemnitetit.“, tha Lesi.

Më tej, Lesi theksoi se Sandër Lleshi ka qenë këshilltar i kryeministrit Rama në kohën e “kanabisit të Tahirit”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA