Aktualisht në organikën e ministrisë së brendshme janë 4 zëvendës ministra të emëruar që me 9 tetor të 2017-ës, dy meshkuj dhe dy femra.

Zëvendës ministrat janë përgjegjës dhe kanë detyra të ndara sipas fushave të caktuara. Besford Lamallari për çështjet e krimit të organizuar, Julian Hodaj për vettingun në radhët e policisë së shtetit, Rovena Voda për çështjet vendore dhe emigrimit dhe Romina Kuko për policin në komunitet.

Me emërimin e Sandër Lleshit si zv\ministër në këtë dikaster, ministria e brendshme do jetë e para ministri me 5 zëvendës ministra në organikën e saj. De-juro Leshi do jetë zëvendës ministër por de-fakto besohet se gjenerali do këtë të gjithë atributet e ministrit të brendshëm për të drejtuar ministrinë më të rëndësishme në vend.

Këtë e konfirmoi vetë kryeministri Rama kur njoftoi emërimin e tij. Në fakt që prej dorëheqjes së Xhafajt, një klimë jo e mirë raportohet edhe në radhët e policisë së shtetit ku flitet për lëvizje në nivele drejtuese edhe në radhët e uniformave blu, si në drejtoritë e qarqeve por edhe komisariateve.

Për tu parë mbetet edhe pozita e drejtorit të përgjithshëm Ardi Veliu i cili u propozua në këtë detyrë nga Fatmir Xhafaj por edhe zyrtarë të tjerë të lartë që u promovuan po nga ky i fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA