Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Afrim Qendro, deklaroi paraditen e së hënës se ndërtimi i “Unazës së Madhe” në Tiranë do të shoqërohet me prishjen e një numri ndërtesash që janë të vendosura përgjatë segmentit nga “Pallati me Shigjeta” tek sheshi “Shqiponja”.
“Kemi të bëjmë me projekt me rëndësi 100-vjeçare, ndërsa ndërtimi do të shoqërohet me të gjitha elementët urbanë. Nga verifikimi në terren janë konstatuar 317 objekte që preken nga projekti”, deklaroi Qendro.
“Del se në total janë 317 objekte, të cilat janë 163 janë në proces legalizimi, të cilat do të jenë të skualifikuar, 123 objekte janë me vërtetimi prone. Janë edhe objekte të tjera që nuk ka informacione të detajuara. Për objektet, kemi dy kategori objektesh, me dokumente pronësie dhe në proces legalizimi”, tha ai.
Top Channel