Takimi Rama-Meta, Kryeministria: Do vijojë Komunikimi me Presidentin

04/11/2018 13:30

Pas takimit të mbajtur ditën e sotme në Presidencë mes Ilir Metës e Kryeministrit Rama, e para që ka reaguar ka qenë Kryeministria.

Në reagim bëhet e ditur se: me kërkesë të tij, Kryeministri u takua me Presidentin e Republikës, për të diskutuar rreth përmbajtjes së letrës së këtij të fundit mbi propozimin për dekretimin e Gjeneral Sandër Lleshit si Ministër i Brendshëm.

Ndërkohë më tej, thuhet se bashkëbisedimi ishte i hapur e konstruktiv dhe kryeministri do të vijojë komunikimin me Presidentin e Republikës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA