Numërimi i shpendëve, u vendosën 1700 unaza në lagunën e Orikumit

04/11/2018 13:53

1700 shpendëve u janë vendosur unaza në këmbë në lagunën e Orikumit. Për të katërtin vit radhazi Shoqata Ornitologjike e Shqipërisë (AOS)së bashku me partnerët Hungarezë ka organizuar numërimin e shpendëve migrues që kalojnë në gadishullin e Karaburunit me synim mbrojtjen e tyre.

Ornitologu Taulant Bino shpjegon se në qendër të projektit është një specie e vogël, e cila peshon disa gram, por që udhëton me mijëra kilometra dhe është bilbiltha me mustaqe (acrocephalus melanopogo). Ky shpend udhëton gjithë vijën e detit Adriatik për të dimëruar në Shqipëri.

40 lloje shpendësh janë kapur në kënetë u janë vënë unaza e me pas janë lënë të lirë. Kallamishtet janë vendet më të përshtatshme për strehimin e këtyre shpendëve shtegtarë.

Në kampin e Orikumit, aty ku dhe janë ngritur rrjetat për kapjen e këtyre shpendëve dhe më pas vendosjen e unazave identifikuese, janë regjistruar dhe shpendë të rrallë siç është edhe një specie nga Himalajat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA