E ndërsa vjeshta po shkon drejt fundit të saj, natyra vazhdon të mbajë të veshur petkun e artë, duke dhuruar magjinë e saj edhe për pak ditë, deri në trokitjen e dimrit.

Parku Kombëtar i Shebenikut gjithnjë e më shumë është bërë pjesë e guidave dhe pamja e tij tërheqëse e bën atë fantastik dhe të vizitueshëm në çdo stinë. Janë jo pak, por mbi 20 mijë vizitorë që kanë vizituar këtë park këtë vit, një numër ky krahasimisht më i madh me vitin 2018 kur numri i vizitorëve ishte vetëm 800. Kryesisht ata janë vizitorë të huaj

Qendra e Informacionit e ndërtuar në Fushë Studën funksionon më së miri për orientimin e vizitorëve, ndërsa rangers-sat i shoqërojnë ata sa herë u kërkohet një gjë e tillë.

Edhe banorët e fshatrave rrotull pak e nga pak kanë filluar të sensibilizohen dhe të krijojnë bujtinat e para. Në këtë mënyrë turizmi këtu nuk do të jetë vetëm një ditor, por kjo pritet të sjellë edhe zhvillimin e këtyre fshatrave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA