NBA/ Harden rikthen Houstonin te fitorja, Lakers gjen vazhdimësinë

04/11/2018 16:43

Vazhdon periudha e errët e Cleveland Cavaliers në këtë sezon të kampionatit të NBA. skuadra nga Ohio pësoi një tjetër disfatë, këtë radhë u mposht nga Charlotte 94-126, por lajmi më i keq për të është dëmtimi në këmbë i Kevin Love që do të qëndrojë jashtë parketit për 6 javë.

Situata e krijuar te Cavaliers u shfrytëzua mjaft mirë nga Charlottë që arriti të fitojë me një diferencë prej 32 pikësh kjo falë edhe Ëalker e Lamb që shënuan nga 19 pikë secili. Te Cleveland shënuesi më i mirë ishte JR Smith me 14 pikë të shënuara.

Houston rigjen James Harden dhe fitoren. Skuadra teksane triumfoi ndaj Chicagos me rezultatin 96-88 duke regjistruar suksesin e 3 në 8 ndeshje të zhvilluara.

Harden e mbylli sfidën me 25 për skuadrën e Rockets, ndërkohë që një kontribut të rëndësishëm dha edhe Anthony me 17 pikë. Për Chicagon, përvec të zakonshmit Lavine që shënoi 21 pikë, u dallua edhe debutuesi Carter Jr me 14 pikë dhe 13 topa në tabelë.

Projekti i Los Angeles Lakers duket se po merr formë dalëngadalë. Skuadra kaliforniane ka filluar të regjistrojë rezultate pozitive që u konfirmua edhe në sfidën me Portland ndaj së cilës fitoi me rezultatin 114-110.

LeBron James shënoi 28 pikë për lakers, por The King në këyë përballje kishte edhe ndihmën e Rondos me 17 pikë e 10 assist, ndërkohë që një punë të mirë bënë edhe McGee e Kuzma. për Los Angeles Lakers, kjo ndaj Portland ishte fitorja e 4 në 9 ndeshje të zhvilluara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA