Arsenali dhe Liverpooli e mbyllën në barazim ndeshjen më të rëndësishme të kësaj jave në Premier League dhe lojtari më i mirë për të zotët e shtëpisë ishte Shkodran Mustafi, i cili u shpreh krenar pas përfundimit të takimit.

Në postimin e tij, mbrojtësi nga Gostivari ka thënë se është krenar me bashkëlojtarët e tij që nuk u dorëzuan deri në fund.

“Krenar me ekipin dhe shpirtin e treguar. Nuk kam asgjë më shumë për të thënë”, ka shkruar Mustafi në Twitter.

Ai ishte lojtari më i mirë i Arsenalit në këtë takim duke u vlerësua me notë 7.8.

Top Channel