Në fshatin Blinisht, vetëm pak kilometra larg qytetit të Lezhës, takojmë familjen e Serafin Markut. Nazja është e zonja e shtëpisë dhe megjithëse e sëmurë ka dalë të na presë në oborr.

Shamia e bardhë në kokë duket si pjesë e traditës së grave të fshatit, por në të vërtetë, në rastin e Nazes nuk është tamam kështu. Pasi është diagnostikuar me kancer në gji, prej disa muajsh, ajo i është nënshtruar trajtimit me kimioterapi dhe tani vuan pasojat e saj.

“Jam e mërzitur. E pashpirt kjo sëmundje! Ajo vajzë kujdeset për mua. Të më falë zoti që po e pengoj”, thotë me lot në sy Nazja.

“Lufta për jetën”, sonte në 20:15 në “Exclusive”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA