
Përkujtohet patrioti Avdi Rexha! Bust dhe libër për pajtuesin e gjaqeve në Tropojë
14/03 20:15
Një shtetas italian është arrestuar këtë të shtunë nga policia e Tiranës, i cili kishte ndërruar emër për t’i shpëtuar ekstradimit në Itali, ku rezulton i dënuar me 11 vite e gjysmë burg.
Pasquale Scalise, 47 vjeç, rezultonte në kërkim ndërkombëtar, pasi gjykata italiane e kishte dënuar për veprat penale të “mashtrimit financiar” dhe “mashtrimit kompjuterik”. Ai kishte ndryshuar emrin në Andrea dhe qëndronte në zonën e “Ali Demit” në kryeqytet.
Operacioni policor për kapjen e tij është kryer në bashkëpunim me Interpol Tiranën, e me qëllim ekstradimin në Itali, ku i duhet të vuajë dënimin e marrë.
Top Channel