Tedi Papavrami rikthehet në Tiranë, ku së bashku me pianistin Francois Frederic Guy, do të interpretojnë sonanat për violinë dhe piano të Ludvwig Van Bethoven, Sonatën e parë, të katërt, të pestë dhe të gjashtë.

“Është një botë e tërë Bethoveni, që duhet shumë kohë për ta eksploruar kështu që një jetë e vetme bile nuk mjafton. Do të eksplorojmë triot e Bethoventi, që janë një korpus tjetër i rëndësishëm. Është shumë i gjerë. Të gjithë mbas Bethovenit janë detyruar të kenë model Bethovenin. Edhe në Francë, edhe në Itali edhe kudo”, u shpreh violinisti Tedi Papavrami.

Për violinistin elitar shqiptar jeta personal ka ardhur po ashtu me ndryshime.

“Kanë ndryshuar shumë gjëra gjatë këtyre katër viteve në jetën time. Pati një ndarje me ish gruan time të parë. Jam martuar me zonjën që është këtu. Është nga Japonia. Qenë katër vite ndryshimesh dhe jam i lumtur që po kam mundësinë kësaj rradhe ti prezantoj vendin tim Shqipërinë gruas sime”, tha Papavrami.

Sa i përket vlerës në insterpretim apo talenteve të rinj të Shqipërisë në fushën e muzikës edhe për këtë Papavrami e ka një koment.

“Ka njerëz me shumë vlerë që janë shumë të njohur, ka njerëz me pak vlerë, por që janë shumë shumë të njohur. Ka dhe njerëz me shumë shumë vlerë që janë fare të panjohur. Publiku fatkeqësisht nuk di t’i dallojë”, deklaroi Papavrami.

Koncerti do të mbahet mbrëmjen e sotme në Qendrën Kulturore të Katëdrales Orthodokse.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA