Foto ilustruese

Prej orës 11:30, në Gjykatën e Tiranës ka nisur gjyqi për masën e ndalimit ndaj Ervis Martinajt. Ai u la 30 ditë në burg si masë sigurie, për ngjarjen e ndodhur në ish-bllok pak javë më parë, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën disa të tjerë.

Katër ditë përpara se Ervis Martinajt t’i skadonte masa e sigurisë me afat 30-ditor, që u vendos menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e 4 tetorit, gjyqtari Artan Gjermeni është detyruar që ta shtyjë seancën për në orën 15, pasi Prokuroria ka sjellë një dosje vërtet voluminoze.

Dosja me disa qindra faqe ka të bëjë jo vetëm me ngjarjen e 4 tetorit, por edhe me vepra të tjera për të cilat pritet të akuzohet Ervis Martinaj, të cilt shtrihen në fushën e krimit financiar si “pastrim i produkteve të veprës penale” apo “fshehje e të ardhurave”.

Edhe avokati i Martinajt, Mirash Martini ka kërkuar kohë që të njihet me dosjen voluminoze të sjellë nga Prokuroria, e cila pritet t’i kërkojë sot gjykatës ndryshimin e masës së sigurisë nga masa me afat në një masë sigurie pa afat, deri në përfundim të plotë të hetimeve.

Kërkesës së këtij të fundit, gjyqtari i ka lënë rreth 3 orë në dispozicion.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA