Interi fitoi 5-0 ndaj Genoas dhe bëhet gati për Barcelonën në mënyrën më të mirë të mundshme.

Edhe pa Mauro Icardin, që qëndroi gjatë gjithë kohës në stol, zikaltrit arritën të shënonin 5 herë në portën e kundërshtarëve, duke treguar vazhdimësi në rezultate dhe në lojë.

Festivalin e golave e nisi Gagliardini në minutën e 14-të, i shërbyer me fat nga Joao Mario, ndërsa dy minuta më vonë e gjeti rrjetën Politano, pasi përfitoi nga gabimi i mbrojtjes. Për të vrarë përfundimisht ndeshjen mendoi sërish Politano, i cili realizoi të dytin personal në fillim të pjesës së dytë, por zikaltrit nuk u mjaftuan me kaq, pasi në kohën shtesë shënuan edhe dy herë të tjera me Joao Marion dhe Nainggolan.

Më këtë sukses Interi rimerr vendin e dytë me 25 pikë, aq sa ka edhe Napoli.

Top Channel