Bayern Munchen hodhi një tjetër hap fals në Bundesligë. Bavarezët barazuan 1-1 në “Allianz Arena ndaj Freiburg, duke humbur dy pikë të tjera.

Në minutën e 80, Gnabri befasoi portierin Schëoloëme me një goditje të saktë brenda zonës, duke i dhënë epërsinë e përkohshme Bayern, falë edhe mefshtësisë së miqve në fazën mbrojtëse. Bayerni mendoi ndoshta para kohe se e kishte siguruar fitoren, pasi në minutën e 89 Holer ktheu baraspeshën, me rezultatin që mbeti i pandryshuar edhe në shtesë.

Përfitoi nga kjo ndalesë Borussia Dortmund, që fitoi në transfertë ndaj Wolfsburg me gol të Reus. Verdhezinjtë me këtë sukses e çojnë në 4 pikë diferencën me ndjekësit më të afërt, që janë bavarezët e Bayern.

Top Channel