“Shiko kush luan”/ Pas Halloween-it të frikshëm, këtë të shtunë zbulohen tradhti, rivalitete dhe dashuri!

02/11/2018 18:00

Edhe kjo e shtunë në orën 21:00 i rezervohet Top Channel për të ndjekur emisionin më argëtues të momentit, “Shiko kush Luan” me autoren dhe moderatoren, Luana Vjollca. 

Këtë puntatë, Luana dhe i gjithë stafi i kanë “zhveshur” maskat e Halloween-it nga java e kaluar dhe janë gati për të zbuluar të pathëna e të papritura.

  Shiko kush LUAN, të shtunën ora 21:00

Me të ftuar reperin aq të njohur e të diskutuar në rrjete sociale, Fero, i cili vjen nga Kosova posaçërisht për “Shiko kush Luan” për të treguar për herë të parë mbi jetën sentimentale, rivalitetin midis reperave dhe gjithçka tjetër që ai mendon për showbiz-in, troç, siç Fero di më mirë.

Pjesë e mbrëmjes do të jetë edhe aktori Amos Zaharia, i cili përveçse për veten do të na duhet të tregojë edhe ndonjë “sekret” përsa i përket jetës bashkëshortore të motrës së tij Elias me princin Leka. Nëse Elia është apo jo në pritje të ëmbël, do të na i rrëfejë Amosi.

Ndërkohë me shumë rrëfime ekskluzive, muzikë e tinguj do na shoqërojnë edhe dy të ftuarit e tjerë Anxhela Peristeri dhe Devis Xherahu.

Si përfundim, çfarë tregon unaza në gishtin e fejesës që Anxhela mban?

Do të jetë padyshim edhe pjesëmarrja e veçantë e Fifit që hera-herës zbret nga orkestra për të zhvilluar lojëra, përgjigjur pyetjeve kureshtare të publikut dhe për të bërë humor sepse siç është kuptuar tashmë kjo vajzë ka disa talente.

Të gjitha këto, në një mbrëmje të vetme, në “Shiko kush Luan” me Luana Vjollcën! Por, prisni pak, Luana është bërë sërish bionde?!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA