I ftuar në studion e “Top Talk” këtë të premte ka qenë deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi, i cili theksoi se Ndërkombëtarët ishin zotuar se do do të mbylleshin çështje të rëndësishme, siç ishte ajo e Tahirit.
I ngacmuar nga gazetari Denis Dyrnjaja se çfarë kishte parasysh këshilltari ligjor i PD, Gazmend Bardhi, kur deklaroi se “Ndërkombëtarët duhet të mbajnë zotimin e dhënë”, Bylykbashi sqaroi: “Bëhet fjalë për peshqit e mëdhenj pas hekurave. Ndërkombëtarët u thanë se shumë shpejt do të vendosej drejtësia për rastet klamoroze, siç ishte rase Tahirit. Rasti i Tahirit ndryshon në karakteristikë nga Rasti Xhafaj, por kemi sot bandat që po prodhojnë pushte për llogari të Edi Ramës. Kemi rastin e Durrësit. Kemi kryetarin e Bashkisë që ka krijuar një lloj komisioni që ndan territorin për të mos pasur përplasje. Kjo është edhe në Elbasan, Shkodra, Vlora, Tirana”, u shpreh Bylykbashi.
Më tej ai thekson se Rama ka kapur Prokurorinë për të prishur hetimet, duke publikuar herë pas here prova duke i prishur ato.
Top Channel