E njohur për cilësinë e saj të mirë, si një produkt bio, rritur në lartësinë mbi 1200 metra mbi nivelin e detit, patatja e Stëblevës, në Librazhd, nuk ka një treg të garantuar.

Prodhimi ka mbetur i mbuluar në kavaletët e vendosura nëpër ara, ndërsa fermerët thonë se një vit më parë u është dashur të hedhin më shumë se gjysmën e prodhimit.

Fermerët e kësaj zone kanë nevojë për një pikë grumbullimi, ndërsa shtojnë se me etiketën “patate Stëbleve” është abuzuar. Si pasojë e prodhimit të mbetur stok vit pas viti tashmë, fermerët nuk prodhojnë shumë si më parë.

Prodhimi ka rënë pasi fermerët e kësaj zone nuk kanë leverdi nga kultivimi i patates.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA