Një haker 20-vjeçar që vidhte të dhëna nga profile të ndryshme në rrjetet sociale është arrestuar nga Policia e Tiranës pas 6 muaj hetimesh.
Arben Bozhiqi, lindur në Pajovë-Peqin dhe banues në Laprakë, akuzohet për veprat penale “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Hyrje e paautorizuar kompjuterike”.
20-vjeçari dyshohet se ka ndërhyrë në mbi 3000 adresa të rrjeteve sociale, të cilat kanë qenë të shtetasve shqiptarë dhe të huaj, aktivitet që e bënte që prej vitit 2010.
Nga kontrolli i policisë, të riut ju gjetën foto intime të disa vajzave, mbi 1200 adresa të ndryshme të postës elektronike të shtetasve të ndryshëm, mbi 400 passëord për adresa të ndryshme të rrjeteve sociale të shtetasve të ndryshëm etj.
Aktualisht po punohet për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal dhe personat të cilët mund të jenë të lidhur me këtë shtetas.
Top Channel