Joao Cancelo mbërrin në Barcelonë, do të nënshkruajë deri në 2029: Jam aty ku dëshiroj të jem 17/08 15:41
Argjentina do të luajë dy takime miqësore ndaj Meksikës gjatë muajit nëntor, konkretisht më 16 nëntor në Kordoba dhe më 20 nëntor në Mendosa.
Trajneri Lionel Scaloni ka publikuar edhe listën e futbollistëve që do të grumbullojë, ku bie në sy mungesa e “peshave të rënda”.
Tekniku i përkohshëm i argjentinasve ka lënë jashtë lojtarë si Messi, Higuain dhe Aguero. Scaloni ka konfirmuar besimin ndaj dyshes së Interit, Martinez- Icardi, si dhe ndaj numrit 10 të Juventusit, Paulo Dybala, ndërsa për herë të parë është thirrur edhe sulmuesi i Udineses, De Paul.
Top Channel