Estrada e Shkodrës feston 60 vjetorin e krijimit. Aktivitetet nisën me vënien në skenë të varietesë “Humor me shkollë të mesme”, përmes të cilës për mbi 2 orë publiku shijoi batutat dhe të qeshurat të ndërthurura me këngë.
Në një sallë të tejmbushur, ikonat e humori, mjeshtrit e mëdhenj Zyliha Miloti e Besnik Çinari, e krah tyre Drande Xhaj, Anton Krosaj, Muhamet Çekini, Astrit Fani etj, thumbuan jo pak edhe realitetin e sotëm.
Skeçi i homazheve për Vllazninë, ekipi emblemë i futbollit shqiptar, që në prag të 100 vjetorit të krijimit ra në kategorinë e parë shënoi kulmin e mbrëmjes. Këto homazhe ngjiten në skenë emrat e mëdhenj që bënë historinë e këtij sporti si Sabah Bizi, Paulin Ndoja, Selami Dani, e deri tek brezi më i ri Viorensin Sinani, Edi Martini, Rudi Vata etj.
Aktori dhe regjisori i kësaj varieteje Besnik Çinari falenderoi publikun, që është i vetmi që asnjëherë nuk e braktisi trupën e estradës.
Bashkë me humorin, siç e ka traditë Shkodra nuk mungoi as kënga e ardhur mjeshtërit nga këngëtarët Bujar Qamili, Mukades Çanga apo Vjoleta Zefi, e të tjerë.
Top Channel