Bllokimi i grykëderdhjes së kanalit të Hoxharës, rrezikon përmbytjen e disa fshatrave të njësisë administrative Dërmenas.

Drejtuesit e kësaj njësie thonë se kanali kryesor i kullimit të tokave të kësaj zone ka më shumë se 20 vjet pa u pastruar. Kjo ka sjellë edhe devijimin e rrjedhës së kanalit nga stacioni i pompave deri në det. Stuhia dhe reshjet e ditëve të fundit kanë mjaftuar për bllokimin e grykëderdhjes së kanalit. Të frikësuar nga përmbytjet e shkaktuara gjatë 3 viteve të fundit, banorët e Darëzezës thonë se duhet ndërhyrje urgjente për pastrimin e kanalit.

Stina e dimrit që po afron është një rrezik i madh për përmbytjen e fshatit Darëzezë. Të shqetësuar nga bllokimi i grykëderdhjes së këtij kanali janë edhe rreth 50 peshkatarët e zonës, të cilët e kanë të pamundur që të nxjerrin varkat në det këto ditë.

Pastrimi i pjesës problematike të kanalit kullues, me një gjatësi 150 metra, do të normalizonte situatën duke e rikthyer kanalin në shtratin ekzistues.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA