Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Rrëshen-Milot pasditen e kësaj të premteje.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Fan, e nga të dhënat e para raportohet se dy persona kanë humbur jetën, ndërsa 3 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, e sipas informacioneve nga vendngjarja, dy drejtuesit e mjeteve kanë humbur jetën në vend, ndërsa të plagosura kanë mbetur 3 femra, që ishin pasagjere në njërin prej automjeteve të përfshira në aksident.

Viktimat janë Myftar Kovaçi, 63 vjeç, dhe Jak Syla, 52 vjeç. Mësohet se dy prej të plagosurave u transportuan me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për një mjekim më të specializuar, ndërsa e plagosura tjetër u nis drejt Tiranës me ambulancë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA