Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, në një konferencë për shtyp sulmoi ata që e kanë akuzuar gjithë kësaj kohe, duke i quajtur “bilbila dhe kopila”.

“Bilbilat dhe kopilat kërkuan që të futesha në burg. Nuk e themi ne, thonin, por antimafia italiane. Dhe unë ua bëra qejfin duke kërkuar që të hetohesha në Itali. Antimafia italiane ka verifikuar gjithçka, fatura fiskale, kamera, tabulate telefoni dhe doli në përfundimin se janë gënjeshtra. Janë verifikuar të gjitha lëvizjet e mia në zonën Shengen dhe është mbyllur gjithçka. Këto i thotë Prokuroria e Antimafias italiane dhe më dorëzuan këtë vendim të qartë si dielli”, tha Tahiri.

“Unë po ndaj me ju një lajm të mirë për mua dhe familjen time. Është forcë për ata njerëz të thjeshtë që kanë besuar te unë, edhe pse nuk ishte e thjeshtë të besoje te unë për shkak të heshtjes sime”, shtoi Tahiri.

Top Channel